Kurset e gjuhës Gjermane

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundesi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në një atmosferë të këndshme.

Sistemi shkallë-shkallë i kursit ju mundëson zhvillim e mëtejmë të aftësive tuaja të gjuhës gjermane në mënyrë pasive (në të lexuar dhe në të dëgjuar) dhe aktive (në të shkruar dhe në të folur), si dhe perfeksionimin e tyre në të vazhdueshëm. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Kurset intensive (A1-C1)

Synimet mësimore dhe përmbajtja e kurseve tona bazohen në planprogramin e Institutit Hueber dhe i përgjigjen Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane (GER). Në kurset përgjithësisht gjuhësore ju do të mësoni të gjitha përmbajtjet e rëndësishme, të cilat shërbejnë për përdorimin komunikativ të gjuhës gjermane në përditshmëri, profesion dhe gjatë studimeve.

Kurse përgatitore për të gjitha provimet e Institutit Goethe dhe OSD

Synim i provimeve përgatitore është njoftimi i kursistëve me formatin e provimeve përkatëse.

Kurset për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve të moshës 6-15 vjeç me gjuhën gjermane  në mënyrë rekreative. Qëllimi është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për gjuhën gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi kommunikative të gjuhës gjermane në nivel të lartë.