Profesor të Matematikës

KONKURS PUNE

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për: Profesor të Matematikës në shkollën Akademike të Kurseve në Prishtinë, për vitin shkollor 2019/2020 me orar të plotë dhe të pjesshëm.

Kushtet e Konkursit:

Për vendet e punës të shënuara më lartë, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale. Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, duhet te plotësojnë edhe kushtet e veçanta:
-Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse – minimumi 1 vit.

Si të Aplikoni:

Aplikoni duke dërguar CV tuaj në email adresën:info.siracademy@gmail.com me subjekt: Profesor i Matematikës

Sira Academy ofron mjedis atraktiv për punë arsimore dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të aplikojnë përvojën akademike duke dhënë mësim dhe zgjeruar apo shfaqur aftësitë e tyre profesionale. Sira aplikon të drejta të barabarta në punësim për të gjithë.

Aplikimi është dhe mbetet i hapur gjatë gjithë vitit 2019.

Me respekt

Sira Academy