Rreth Nesh

Kush jemi?

Ne ofrojmë trajnime, aftësim dhe edukim profesional për të krijuar mundësi më të përshtatshme për Ju, që më lehtësisht, të qaseni në tregun e sotëm të punës dhe të krijoni një perspektivë më të mirë për të ardhmen tuaj.

Çfarë ofrojmë?

Përmes kurseve të gjuhëve të huaja, trajnimeve në fushën e teknologjisë, CAD-it, dizajnit, menaxhimit, marketingut, kontabilitetit si dhe shumë kurseve të tjera ju mund të rritni aftësitë e juaja për tregun e sotëm të punës. Përveç kësaj ju mund t’i çertifkoni njohuritë tuaja nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ECDL, Microsoft, Autodesk, Adobe, etj.

Me çfarë cilësie?

Akademia SIRA ka të angazhuar staf dhe trajnerë me kompetencë, përvojë, përkushtim dhe integritet të lartë. Përmes angazhimit të profesorëve, trajnerëve dhe ekspertëve të dëshmuar në fusha specifike, ju mund të përfitoni dhe avanconi njohuri të reja nga fusha të ndryshme me interes për ju, si dhe të fitoni çertifikata të njohura ndërkombëtarisht. Me qëllim të rritjes së vazhdueshme të cilësisë SIRA vlerëson në mënyrë periodike punën e stafit të saj dhe trajnerëve përmes sistemit të vlerësimit të performancës me qëllim të sigurimit të cilësisë së shërbimeve.

Infrastruktura

SIRA Academy ka një infrastrukturë moderne për mbajtjen e trajnimeve dhe kurseve. me pajisje teknologjike të avancuara dhe salla të përshtatshme dhe komode për mbajtjen e kurseve dhe trajnimeve. Në SIRA çdo person i interesuar mund ta gjejë veten e tij, me një ambient tërheqës me infrastrukturë moderne me brendet e fundit të teknologjisë.

Cilat janë përparësitë tjera?

  • Staf, profesorë, trajnerë dhe ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat specifike
  • Lokacion i përshtatshëm, infrastrukturë moderne, me salla dhe kushte të përshtatshme për mbajtjen e kurseve dhe trajnimeve, si dhe pajisje teknologjike të avancuara
  • Shërbime unike dhe gamë e gjerë e kurseve dhe trajnimeve
  • Çmime konkurruese dhe oferta promocionale
  • Përkrahje përmes lehtësimeve financiare për individ me shkathtësi të dalluara.
  • Përkrahje për individë dhe grupe me vështirësi ekonomike
  • Respektim dhe promovim të vlerave morale
  • Ndjeshmëri sociale dhe respekt për diversitet
Translate »