Gjuhë Arabe Online

Arab man hand hold magnifying zoom cv resume arabic team | Premium ...

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

E gjithë lavdia i takon Vetëm Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe të gjithë shokët e tij!

Më tej:

Me dhuntinë dhe mirësinë e Allahut, pas pritjes së gjatë dhe kërkesave të shumta, do të fillojmë me kurs për mësimin e Gjuhës Arabe përmes internetit.
Kursi do të bazohet plotësisht në planprogramin dhe materialin që mësohet në Institutin e Gjuhës Arabe pranë Universitetit Islamik në Medine. Ai përbëhet prej katër shkallëve (semestrave) dhe secila shkallë ka një numër të caktuar të lëndëve mësimore, përmes së cilave zhvillohen shkathtësitë gjuhësore në aspektin e mësimit të shkrimit dhe leximit, pasurimit të fondit të fjalëve, përvetësimit të rregullave gramatikore, zotërimit të të folurit dhe të shprehurit, artikulimit të drejtë të shkronjave dhe zërave të Gjuhës Arabe, përparimit të aftësisë së kuptimit të dëgjimit, etj. I gjithë materiali, sidomos duke filluar nga shkalla e dytë, është në shërbim të kuptimit të gjuhës fetare islame, me synim të kuptimit të Kuranit dhe Sunnetit. Suksesin e këtij kursi e vërteton vetë fakti se ai është i paraparë për aftësimin e studentëve të cilët do të vazhdojnë studimet në ndonjërin nga fakultetet e studimeve islame në universitet.

Mësimi do të zhvillohet vetëm përmes internetit në platformën ZOOM. Do të mbahen mësime në tri ditë brenda javës dhe në secilën prej këtyre ditëve do të ketë nga tri orë mësimore me kohëzgjatje prej 40 minutash, që gjithsej bëhen 36 – 40 orë mësimore brenda muajit. Orari i zgjedhur është:
E shtunë dhe e Diel nga ora 07:00 deri në ora 09:00 dhe e Martë nga ora 19:00 deri në ora 21:00.

Për ndjekjen e kursit ju nevojitet platforma ZOOM, e cila mund të përdoret si aplikacion për telefona “të mençur”, tetabletë dhe kompjuterë personalë, por për efikasitet më të madh të mësimit dhe lehtësim të ndjekjes, preferohet që kursi të ndiqet në kompjuter.

Pjesëmarrja është me pagesë dhe regjistrimi bëhet direkt te mësimdhënësi i kursit Xhemal Jakupi. Çmimi për një dëgjues është 35€/muaji. Mund të regjistrohet secili i interesuar prej meshkujve, kurse femrat mund të regjistrohen vetëm përmes mahremit. Pas regjistrimit e merrni edhe materialin mësimor në formë elektronike (librat e skanuar), që fuqishëm preferohet t’i keni edhe në formë të printuar ose librat origjinal.

Në orën e mësimit nuk hapet mikrofoni përveç nëse ju kërkohet, kurse përdorimi i kamerës nuk është i lejuar. Gratë mund të marrin pjesë në orën e mësimit vetëm përmes regjistrit të mahremit dhe me praninë e tij.

Çdo pyetje dhe informacion shtesë, si dhe paraqitja për t’u regjistruar në kurs mund të bëhen në Telegram në numrin +38978200872, ose në e-mail: ebuseid@gmail.com .
Kurse hapet të Shtunën, 04 Prill 2020.

Downloado Zoom :
https://zoom.us/download

Prej Allahut kërkojmë suksese!